Kodrat e gjelbëruara madhështore, shkëmbinjtë dhe ujërat e kthjellta të kristaltë të Detit Jon që mirëpresin vizitorët e Hotelit Lichnos Beach në Parga, pa dyshim se pushimet në këtë hotel me 5 yje në Epiri, Greqi, i bëjnë eksperienca vërtetë të paharrueshme që nga momentet e para. Ky resort turistik i Plazhit të Pargës – premton dhe shpërndan – më shumë se një luks të vërtetë; horizont ngjyrë blu, peizazhe të qeta si dhe pamje spektakulare dhe pa pengesa të detit, ku bëjnë këtë resort të Pargës një destinacion unik për të gjithë ata persona që dëshirojnë ti ikin rutinës dhe ritmit ditor të qyteteve të mëdha.
I vendosur në Limanin ranor të Lichnos të bregdetit të gjerë perëndimor të Greqisë, ky hotel në Parga karakterizohet me banesa njëkatëshe shumë komfore, të rehatshme dhe dhoma luksoze. Hoteli është i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 25,000 metra katrorë dhe rrethohet me kopshte të bukura dhe me aroma të këndshme që vijnë nga barishtet vendore, lulet shumëngjyrëshe, drunjëve të ullirit dhe agrumesë, kështu duke hudhur në pah karakterin autentik Mesdhetar të këtij akomodimi në qytetin e Pargës. Hoteli Lichnos Beach në Parga ndërthur të gjitha elementet e jashtëzakonshme të një vere Greke: dhomat dhe suitat e Pargës janë të pozicionuara në drejtim të plazhit ranor me ngjyrë ari, ku mbretëron dritë natyrale dhe pamje madhështore e detit, dhe një ambient i qetë dhe i freskët.
Ky resort i Plazhit të Pargës është i vendosur qëllimisht në një distancë të shkurtë nga Porti i Pargës, i cili është i njohur për pamje të mrekullueshme përrallore. Transferet e rregullta me autobus si dhe me taxi ujorë, nga hoteli për në portin e Pargës, ndodhin çdo ditë. Porti është pikë takimi për ata që dëshirojnë të bëjnë sheti romantike duke shijuar pamjen mahnitëse të perëndimit të diellit ose për ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e jetës kumbuese të natës të këtij qyteti të vogël. Poashtu afër këtij hoteli gjenden shumë atraksione tjera siq janë një numër i plazheve të kthjellta, fshati Sivota, një fshat shumë i bukur dhe i këndshëm, lumi Acheron së bashku me natyrën impozante që ka përreth dhe që është i mbrojtur, ishujt përrallorë Paxi dhe Antipaxi, si dhe vendet e lashta Dodoni, Titan dhe Nikopolis. Për më shumë, aty afër gjendet edhe qyteti i bukur i Janinës, me një histori madhështore si dhe me njërin ndër liqenet më të mëdha në Greqi, vetëm një orë e gjysmë më tutje. Sidoqoftë, udhëtarët që janë në kërkim të resortit relaksues të Plazhit të Pargës dhe të cilët preferojnë të mos largohen nga ambientet e hotelit gjatë pushimeve të tyre, definitivisht do të kënaqen me shërbimet sublime si dhe me mundësi dhe zgjidhje tjera që janë në dispozicion. Qoftë nëse dëshirojnë të qëndrojnë gjatë tërë ditën duke u rrezitur në plazh, qoftë nëse dëshirojnë të notojnë në pishinën e hapur dhe të pafundme, apo qoftë se dëshirojnë të jenë aktiv në sport apo gjëra tjera, çdo gjë është në dispozicionin e tyre. Shtretërit dhe ombrellat e diellit janë falas, si në plazh ashtu edhe tek pishina. Për më shumë, mysafirët kanë mundësi që të kënaqen me ushqim të shijshëm dhe rostiçeri aty pranë detit, produkte vendore të freskëta që shërbehen në restaurantin e plazhës. Dhe çka ka më të mirë se një mbarim perfekt i ditës me një atmosferë idilike në barin e plazhit, ku vizitorët mund të kënaqen me pije dhe kokteje të shijshme nën natën xixëlluese, shpesh edhe me tingujt e muzikës së gjallë?
Koleksioni i suiteve elegante të Pargës, objekteve njëkatëshe, dhe dhomave janë renovuar kohët e fundit. Të gjitha llojet e akomodimit kanë ballkona dhe terasa të gjera me shikime joparalele ne drejtim të detit, mobilje dhe orendi moderne dhe elegante, me ngjyra të ndritshme dhe me përbërje natyrale nga druri dhe mermeri. Ndnjenja e përgjithshme e këtij akomodimi të jashtëzakonshëm është në harmoni totale me ambientin dhe mjedisin natyral, kështu duke rritur një jetë plazhi të lumtur.
Komfortet elegante që ofron hoteli, shoqërohen me pritje të ngrohtë dhe miqësor nga stafi i saj dhe është gjithmonë i gatshëm për ndihmë. Në Hotelin Lichnos në Parga, çdo vizitorë merr shërbim të nivelit të lartë. Përveq që vizitorët i plotësojnë të gjitha nevojat e tyre gjatë qëndrimit në hotel, personeli është gjithmonë i gatshëm që të përgjigjet në pyetjet në lidhje me vendet e mrekullueshme përreth suiteve luksoze të Pargës, që të rekomandojnë restaurante në qytetin e Pargës apo edhe të ndihmojnë në planifikimin ekskurzioneve, udhëtimeve ditore si dhe aktiviteteve tjera specifike.
Çmimet janë të përcaktuara për dhomë ku përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme si dhe shujta e mëngjesit që servohet në restaurantin përballë plazhit.
Pansionet dhe gjysëm pansionet shtesë mund të porositen dhe rezervohen pasi ta keni zgjedhur dhomën.
Parapagimi: 30 për qind e shumës totale mund të kërkohet të paguhet menjëherë pasi ta keni rezervuar dhomën..
Për çdo anulim i cili bëhet së paku 21* ditë para datës së aranzhuar, e tërë shuma e depozitit do t’ju kthehet dhe nuk ekziston ndonjë tarifë dënimi për anulim.