DYSHE EKZEKUTIVE
Kjo është një dhomë e madhe dhe e ndritshme me një interier komfort me madhësi prej 28.10 metra katrorë dhe me një ballkon të gjerë privat që ofron pamje të pa penguar të detit Jon. Dhoma Dyshe Ekzekutive mund të akomodojë deri në 3 persona, pasi që ka një shtrat të gjerë për dy persona dhe një shtrat divani. Këto dhoma janë një akomodim ideal për familjet me një fëmijë apo për tre persona të rritur.
Dhomat janë të pajisura me klimatizim dhe ngrohje, frigorifer, minibar, TV me ekran të sheshtë dhe programe satelitore, pajisje për bërjen e kafesë, banjo me dush, rroba banjoje, pantofla, dhe pajisje tjera shtesë të nevojshme për banjo; me një fjalë çdo gjë që është e nevojshme për një pushim të mbarë në Greqi.
Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës.